Muzikë jashtë orarit, gjobiten me nga 1 milion lekë pronarët e dy lokaleve në Lezhë

Pranarët e dy lokaleve në Lezhë janë proceduar penalisht pasi u pikasën duke ushtruar aktivitetin me muzikë pas orarit policor.
Administratorët e subjekete janë gjobitur me nga 1 milion lekë.
Policia po vazhdon kontrollet pë zbatimin e masave dhe garantimin e rendit.
NJOFTIMI
U konstatuan duke ushtruar aktivitetin me muzikë pas orarit të përcaktuar, ndëshkohen me masë administrative, administratorët e 2 lokaleve.
Shërbimet e Stacionit të Policisë Shëngjin dhe të Komisariatit të Policisë Lezhë vijojnë kontrollet për zbatimin e planit të masave për garantimin e rendit dhe qetësisë publike dhe monitorimin e lokaleve që vijojnë organizimet me muzikë pas orarit të përcaktuar për mbyllje, në kundërshtim me masat anticovid të vendosura nga organet kompetente.
Në vijim të kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë konstatuar në Shëngjin Lezhë, 2 subjekte që po vijonin organizimin e aktiviteteve me muzikë pas orarit të përcaktuar për mbyllje.
Nga shërbimet e Policisë, në bazë të Aktit Normativ, është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë, për administratorët e subjekteve, shtetasit P. S., banues në Tiranë dhe G. U.,banues në Lezhë, për shkelje të orarit të përcaktuar në aktin normativ, për zhvillimin e aktiviteteve.
Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë apelon për të gjithë administratorët e lokaleve që të respektojnë masat anticovid dhe orarin e përcaktuar për ushtrimin e aktivitetit.


