Aksident me vdekje në Shëngjin, raportohet për një viktimë

Aktualitet

Aksident me vdekje në Shëngjin, raportohet për një

Një aksident i rëndë është regjistruar në rrugën e Shëngjinit.

Raportohet për një viktimë, ndërsa një pasagjere ndodhet në gjendje të rëndë. 

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe pritet të japë një informacion paraprak lidhur me ngjarjen.

Shëngjin/Informacion paraprak

Rreth orës 16:00, në aksin rrugor “Lezhë-Shëngjin”, janë përplasur kamioni me drejtues shtetasin Xh. D., me automjetin me drejtues shtetasin P. Z., 30 vjeç.

Nga përplasja ka humbur jetën 30-vjeçari dhe janë dëmtuar pasagjerja në automjetin që drejtonte ai, shtetasja Zh. H., 40 vjeçe, si dhe shtetasi Xh. D.

Të dëmtuarit janë transportuar në spital dhe aktualisht janë në kujdesin e mjekëve.

Një grup i posaçëm hetimor është në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të aksidentit.

ME TE LEXUARAT