“Mbete i pakënaqur nga leja e ndërtimit”, Veliaj-prokurorit të SPAK: E ke personale

Aktualitet

“Mbete i pakënaqur nga leja e ndërtimit”,

Janë zbardhur detaje nga seanca me dyer të mbyllura për vlerësimin e masës së sigurisë ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Burime nga seanca bëjnë të ditur se Veliaj i është drejtuar prokurorit Ols Dado me akuza për konflikt interesi, duke e akuzuar se ka një çështje personale ndaj tij.

“Ti je në konflikt interesi, e ke personale me mua. Më je paraqitur dhe ke përfituar leje ndërtimi nga ana ime.

Pasi ke mbetur i pakënaqur, më ke thënë ‘do ta mbash mend’.

Ke dy rrugë: ose të largohesh nga kjo çështje, ose të rreshtohesh me ndërtuesit e tjerë këtu”, mësohet të ketë thënë Veliaj gjatë seancës, shkruan Euronews.

Në këtë moment, gjyqtari Erjon Bani i ka tërhequr vëmendjen kryebashkiakut për tonin e tij dhe i ka kërkuar të ruajë solemnitetin në sallën e gjyqit./Euronews

ME TE LEXUARAT