Vrasje me armë zjarri në Kosovë

Kosovë&Rajon

Vrasje me armë zjarri në Kosovë

Një person është vrarë me armë zjarri në komunën e Skenderajt, në Kosovë.

Lajmin e ka konfirmuar për KosovaPress zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Sipas informatave fillestare të shtënat kanë ndodhur brenda një lokali ku si pasojë e të shtënave nga arma e zjarrit dhe plagëve të pësuara ka humbur jetën viktima i moshës rreth 42 vjeçar, shtetas i Republikës se Kosovës”, ka thënë ai.

Sipas tij, sot rreth orës 13:50 policia në Skenderaj ka pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në rrugën ”Sala e Hamit Jashari” në Skenderaj

Ai thotë se hetimet po zhvillohet ne drejtim te identifikimit dhe arrestimit të një personi të dyshuar.

ME TE LEXUARAT