Aksident me vdekje në aksin Çermë-Divjakë, humb jetën 39-vjeçari/ 5 të plagosur, mes tyre 3 fëmijë

Aktualitet

Aksident me vdekje në aksin Çermë-Divjakë, humb jetën

Një 39 vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në Lushnje. Ngjarja ndodhi në fshatin Çermë Shkumbin në rrugën Çermë-Divjakë.

Dy mjete, një tip BMW dhe një Opel janë përplasur kokë më kokë. Nga ky aksident ka humbur jetën 39 vjeçari Barjam Kacani që udhëtonte me Opel dhe u plagosën 5 shtetas të tjerë që udhëtonin në BMW, tre prej të cilëve fëmijë.

Aksident me vdekje në aksin Çermë-Divjakë, humb jetën

Burime nga spitali i Lushnjes ku i transportuan të lënduarit, bëjnë me dije se fëmijët janë jashtë rrezikut për jetën.

Fier / Informacione paraprake

Rreth orës 15:00, në aksin rrugor "Çermë–Divjakë", automjeti që drejtohej nga shtetasi H. M., 45 vjeç, është përplasur me automjetin që drejtohej nga shtetasi B. C., 38 vjeç. Si pasojë e përplasjes, shtetasi B. C. ka humbur jetën gjatë transportimit për në spital.

Shtetasi H. M., bashkëshortja e tij, shtetasja E. M., si dhe dy fëmijët e tyre të mitur, të cilët ndodheshin në automjet, morën ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

 

 

ME TE LEXUARAT