Aksident me vdekje në autostradën Thumanë-Tiranë, përplasen "kokë më kokë" dy makina, ndërron jetë 60-vjeçari

Aktualitet

Aksident me vdekje në autostradën Thumanë-Tiranë,

Një aksident me pasojë vdekjen e një 60-vjeçari ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Thumanë-Tiranë.


Një automjet i tipit “Volkswagen” është përplasur me mjetin tip “Audi”, ndërsa si pasojë e përplasjes ka humbur jetën një nga drejtuesit,

Krujë/Informacion paraprak


Më datë 04.10.2024, rreth orës 07:10, në autostradën Thumanë-Tiranë, në vendin e quajtur “Ura e Gjolës”, mjeti tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin L. F., rreth 60 vjeç, është përplasur me mjetin tip “Audi”, me drejtues shtetasin I. P. Si pasojë e dëmtimeve të marra nga aksidenti shtetasi L. F., ka ndërruar jetë në spital.


Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion