U plagos nga shpërthimi i tritolit në banesën e motrave Nikolli në Elbasan, ndërron jetë Enea Themollari

Aktualitet

U plagos nga shpërthimi i tritolit në banesën e motrave Nikolli
U plagos nga shpërthimi i tritolit në banesën e motrave Nikolli në Elbasan, ndërron jetë Enea Themollari.

Enea Themollari, 26 vjeç, që prej datës 14 korrik ndodhej në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës në Tiranë.

Ai mbeti aksidentalisht i plagosur nga shpërthimi i një sasie tritoli që u vendos në mesnatë në hyrjen e apartamentit të fqinjit në pallatin ku ai jetonte.

Objekt i atentatit ishin dy motrat Nikolli që jetonin me qera në lagjen “Haxhias”. Tritoli ishte vendosur në koridorin e katit të 4-t të pallatit në derën e hyrjes në pronësi të njé 59 vjeçari, ku jetonin me qira motrat Nikolli, të cilat akuzuan Nuredin Dumanin si porositës të vendosjes së tritolit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion