Edi Rama kalon natën në QSUT, ja kur pritet të lërë spitalin

Politikë

Edi Rama kalon natën në QSUT, ja kur pritet të lërë

Kryeministri Edi Rama ka kaluar natën në Qendrën Spitalore “Nënën Tereza”, pas ndërhyrjes kirurgjikale të hernies inguinale të kryer ditën e djeshme.

Ndërhyrja iu besua pesë mjekëve, të njëjtët të cilët kryen edhe operacionin në muajin prill, kur kreu i qeverisë hoqi apendesitin.

Grupi drejtohej nga rektori i Universitetit të Mjekësisë, Arben Gjata, ndërsa pjesë e ekipit ishte edhe profesor Arben Beqiri, i cili në 2017, për disa muaj drejtoi Ministrinë e Shëndetësisë, si ministër teknik në atë që u quajt si qeveria teknike, pas marrëveshjes Rama-Basha, pak përpara zgjedhjeve parlamentare.

Operacioni i djeshëm është asistuar edhe nga mjekët e tjerë si Krenar Lila, Dritan Rahovica, Saimir Kuçi.

Ekipi i mjekëve që operoi Ramën, në të dyja ndërhyrjet kirurgjikale:


Arben Gjata, Shefi i kirurgjisë
Arben Beqiri, Kirurg
Krenar Lila, Shefi i anestezi-reanimacionit
Dritan Rahovica, Kirurg
Saimir Kuçi, Anestezist

ME TE LEXUARAT