Aksident i rëndë në Prrenjas, humb jetën këmbësori (Emri)
Lajmifundit
/
3 Nëntor 2025, 18:53
Aktualitet

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Urakë–Katjel, në vendin e quajtur Kotodesh, në Prrenjas.
Sipas burimeve zyrtare, një automjet tip “Mercedes-Benz” ka përplasur këmbësorin Qani Malo, 62 vjeç, banues në Kotodesh, i cili ka ndërruar jetë në vend.
Drejtuesi i automjetit, shtetasi R. A., 27 vjeç, është ndaluar nga policia për veprime të mëtejshme procedurale.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë Rrugore të Prrenjasit, të cilat po kryejnë veprimet hetimore për të zbardhur rrethanat e aksidentit.


