Aksident i rëndë në Pogradec, shoferi humb kontrollin dhe përplaset me murin

Aktualitet

Aksident i rëndë në Pogradec, shoferi humb kontrollin dhe

Një aksident ka ndodhur pasditen e kësaj të premte në aksin rrugor Qafë Thanë – Pogradec, në afërsi të fshatit Piskupat.

Drejtuesi i një mjeti furgon mallrash ka qenë duke udhëtuar nga Pogradeci në drejtim të Qafë Thanës kur ka humbur kontrollin dhe është përplasur në murin mbrojtës të aksit nacional.

Për fatin e mirë nuk ka patur të lënduar, vetëm dëme materiale

Sipas policisë shkak i aksidentit është bërë lagështia në rrugë si dhe shpejtësia tej normave të lejuara.

Shërbimi zjarrfikës i Pogradecit ka punuar për pastrimin e vajrave në vendin e ngjarjes për të mos patur probleme me drejtuesit e tjerë të mjeteve që përdorin këtë aks kryesor nacional

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion