Vrasja e liderit të Hamasit, Irani: Sinwar mbetet një burim frymëzimi në Lindjen e Mesme

Bota

Vrasja e liderit të Hamasit, Irani: Sinwar mbetet një burim

Udhëheqësi i Hamasit, Yahya Sinwar, i cili u vra në një operacion ushtarak izraelit, mbetet një “burim frymëzimi” për ata që luftojnë Izraelin në Lindjen e Mesme, tha sot ministri i Jashtëm i Iranit.

“Udhëheqësi palestinez është një burim frymëzimi për luftëtarët e rezistencës së rajonit”, tha ministri i jashtëm iranian Abbas Araghchi, duke shtuar se “kauza e çlirimit të Palestinës nga pushtimi izraelit është tani më i gjallë se kurrë.”

Presidenti i Iranit Massoud Pezheskian, tha se vdekja e Sinwar “është një tregues i qartë i krimeve të pandërprera të Izraelit”. Pezeskian siguroi se rezistenca palestineze “nuk do të ndalet” me vrasjen e liderit të Hamasit.

Ndërkohë, rebelët Houthi të Jemenit i bënë homazhe udhëheqësit të Hamasit dhe u zotuan se “Gaza dhe kauza palestineze do të triumfojnë pa marrë parasysh shkallën e sakrificave”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion