Kthimi i emigrantëve shkakton debat politik në Romë, Meloni-opozitës: Turp, po i kërkoni KE që të gjobitet Italia

Politikë

Kthimi i emigrantëve shkakton debat politik në Romë,

Gjykata e Romës vendosi që emigrantët e parë që mbërritën në Shqipëri të rikthehen në Itali, duke e konsideruar mbajtjen e tyre jo të ligjshme. Kjo ka shkaktuar një debat politik në Itali mes opozitës dhe qeverisë së Gerogia Melonit.

Mediat në Itali shkruajnë se partia në pushtet “Fratelli d’Italia” e quan këtë thjesht një vendim politik, ndërsa opozita e cila mesa duket është gëzuar për mosfunksionimin i është drejtuar Komisionit Evropian për të kërkuar ndëshkim për Italinë.

Georgia Meloni nga Libani kritikoi sjelljen: “Ata i kërkojnë Evropës të sanksionojë kombin e saj dhe qytetarët e saj, me të vetmin synim për të sulmuar politikisht këtë qeveri.

“Partia Demokratike, Levizja 5 Yjet dhe Të Gjelbrit dhe Aleanca e Majtë i kanë paraqitur një pyetje Komisionit Evropian nëse synon të hapë një procedurë shkeljeje kundër Italisë për marrëveshjen për flukset migratore me Shqipërinë. E kuptove drejt: disa parti italiane në fakt po i kërkojnë Evropës të sanksionojë kombin e tyre dhe qytetarët e saj, me qëllimin e vetëm për të sulmuar politikisht këtë qeveri. Një turp që nuk mund të kalojë pa u vënë re”, shkruan Meloni.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion