Aksident i rëndë në kryqëzimin e Laprakës në Tiranë, makina përplas motorin
Lajmifundit
/
12 May 2021, 19:28
Aktualitet

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në kryqëzimin e Laprakës, në Tiranë.
Mësohet se dy persona që udhëtonin me motor u përplasën me një makinë.
Në vendin e ngjarjes ka mbërritur ambulanca dhe ka bërë të mundur transportimin e tyre në spital.
Nuk dihet ende gjendja shëndetësore e tyre. Po ashtu në vendngjarje ka mbërritur edhe policia, që është duke vijuar punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


