U zbulua nga qeni i policisë! 5 vite burg për shqiptarin në Itali, policia i gjeti në banesë...

Aktualitet

U zbulua nga qeni i policisë! 5 vite burg për shqiptarin në

Një shqiptar është dënuar me 5 vite burg, pasi në banesën e tij iu gjetën 16 kg kokainë dhe mbi 1.5 milionë euro.

Mësohet se i riu është arrestuar në Perugia në nëntor, gjatë një kontrolli të rastësishëm nga “Guardia di Finanza” në zonën ku ai banonte.

Qeni i policisë italiane zbuloi fillimisht një ndarje të krijuar pas airbag-ut, ku nuk u gjet gjë, ama përforcoi dyshimet e efektivëve, të cilët kontrolluan dhe banesën e shqiptarit. Më pas, në dollapin e dhomës së gjumit, u gjetën blloqe kokaine të mbështjella me vakum, të fshehura me kujdes.

Sot, Gjykata e Perugias, nën drejtimin e gjyqtares Simona Di Maria, shpalli vendimin: pesë vite burgim, një vit më pak nga ajo që kërkonte prokuroria. Gjykimi i shkurtuar, një procedurë që parashikon zbutjen e dënimit në këmbim të pranimit të fakteve, e shpëtoi të riun nga një dënim më i rëndë. Sipas burimeve hetimore, ky është një nga konfiskimet më të mëdha të drogës të kryera ndonjëherë në rajonin italian të Umbrias.

Autoritetet besojnë se apartamenti i shqiptarit shërbente si një qendër klasifikimi dhe shpërndarjeje për rrjetin e shpërndarjes së kokainës në Italinë Qendrore.

Hetimet janë ende në vazhdim, me qëllim identifikimin e bashkëpunëtorëve dhe shkatërrimin e rrjetit të trafiku, të cilit besohet se i përkiste 29-vjeçari.

ME TE LEXUARAT