Aksident i rëndë në Borsh, dy persona humbin jetën dhe dy të tjerë dërgohen në spital

Aktualitet

Aksident i rëndë në Borsh, dy persona humbin jetën dhe dy

Një aksident i rëndë ndodhi sot rreth orës 14:15 në aksin rrugor Borsh – Plazh, ku u përplasën dy mjete, një furgon Benz dhe një automjet Foristradë Benz.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i furgonit dhe bashkëshortja e tij humbën jetën në vend. Identiteti i bashkëshortes është ende duke u verifikuar nga autoritetet.

Në anën tjetër, drejtuesi i automjetit tjetër dhe një pasagjer u plagosën dhe u dërguan në spitalin e Sarandës për ndihmë mjekësore, ku po marrin trajtim dhe gjendja e tyre po monitorohet.

Në vendngjarje janë angazhuar forca të shumta policore, ndërsa grupi hetimor po punon për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion