Aksident i rëndë me makinë, makina përplaset me motorin, një i plagosur

Aktualitet

Aksident i rëndë me makinë, makina përplaset me motorin,

Një motor është përplasur me një makinë, rreth orës 9:00 tek kryqëzimi i “Dajçit”, ndërsa është plagosur drejtuesi i motomjetit i cili është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

“Lezhë/Informacion paraprak/ Rreth orës 09:00, tek kryqëzimi i "Dajçit", motomjeti me drejtues shtetasin Ll. K.,  është përplasur me automjetin  me drejtues shtetasin A. N.

Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motomjetit, i cili është dërguar në spital për ndihmë mjekësore aktualisht jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.”

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion