Lëvizte me armë zjarri nëpër Tiranë, arrestohet 34-vjeçari

Aktualitet

Lëvizte me armë zjarri nëpër Tiranë, arrestohet

Një 34-vjeçar është vënë në pranga, pasi lëvizte me armë zjarri në Tiranë. Ai u ndalua në flagrancë nga policia në rrugën “Pjetër Bogdani” dhe gjatë kontrollit i është gjetur një pistoletë dhe një krehër me municion luftarak, të cilat iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin e tij.

M. K., 34 vjeç, banues në Tiranë, u arrestua për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion