Kultivonte kanabis që nga vera e kaluar, bie në pranga 34-vjeçari në Shkodër

Aktualitet

Kultivonte kanabis që nga vera e kaluar, bie në pranga

Një 34-vjeçar është arrestuar nga policia e Shkodrës pasi kishte kultivuar 4 miniparcela me kanabis në fshatin Lotaj

Si rezultat i një hetimi disa mujor të ndjekur me metoda proaktive, në bashkëpunim me Prokurorinë e Shkodrës, Seksioni për Hetimin e Krimeve i Komisariatit të Policisë Shkodër kapi dhe vuri në pranga shtetasin K. U., 34 vjeç, banues në fshatin Lotaj.

Nga hetimet rezultoi se ai është autor i dyshuar i kultivimi të një sasie bimësh narkotike kanabis sativa, në 4 miniparcela, në fshatin Lotaj, gjatë muajit Korrik të 2024.


Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion