“Ai pa mesazhin në telefon”/ Si nisi sherri mes çiftit shqiptar në Greqi, që përfundoi në tragjedi

Aktualitet

“Ai pa mesazhin në telefon”/ Si nisi sherri mes çiftit

I varur nga droga, me probleme psikiatrike dhe i “verbuar” nga xhelozia! Ajo që e ‘tërboi’ 40-vjeçarin shqiptar, Pandeli Nakoleci, duke e bërë atë të shkonte drejt vrasjes brutale të gruas së tij para fëmijëve, duket se ka qenë një mesazh në celularin e saj. Kjo i shkaktoi xhelozinë e sëmurë, pasi dyshonte se ajo kishte një lidhje të jashtëmartesore.

Ky është përshkrimi që mediat greke japin mbi vrasjen makabre të Manjola Nakoleci nga bashkëshorti i saj, ditën e sotme, në Volos të Greqisë. Që nga pasditja e së premtes, policia ka nisur kërkimet për arrestimin e tij, pasi 40-vjeçari është arratisur, ndërsa ka me vete edhe thikën që kreu vrasjen.

Në të njëjtën kohë, një tjetër ekip policie po kontrollon qytetin dhe strehimet e mundshme ku ai mund të ketë qenë i fshehur, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që ai të ketë vrarë edhe veten. Ky skenar po shqyrtohet seriozisht, pasi 40-vjeçari kishte një historik të probleme të shëndetit mendor, teksa thuhet se kishte tentuar vetëvrasje rreth dy muaj më parëparë.

Sipas një raportimi nga MEGA, më 28 qershor 2025, ai u transferua në klinikën psikiatrike të Volosit pasi u përpoq të bënte vetëvrasje në verandën e shtëpisë së tij, përsëri para fëmijëve. Po ashtu thuhet se ka qenë nën ndikimin e drogës. Në vitin 2019, ai u arrestua tre herë për posedim dhe trafik droge. Ai qëndroi në burg vetëm për dy muaj dhe që atëherë ka pasur probleme financiare.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion