Agjencia Eurojust e BE-së, arreston 38 të dyshuar për trafik droge, mes tyre shqiptar e malazez

Një operacion i madh, i koordinuar nga Eurojust, agjencia e BE për bashkëpunimin në drejtësinë penale, çoi në arrestimin e 38 të dyshuarve që i përkisnin një rrjeti trafiku droge midis Italisë, Shqipërisë, Malit të Zi dhe Spanjës dhe sekuestrimin e disa miliona eurove, 11 prona , katër kompani në sektorin e hotelit dhe turizmit dhe një ngastër të madhe toke në bregdet.
Akuzat janë korrupsioni, abuzimi me detyrën, pastrimi i parave dhe trafiku ndërkombëtar i drogës. "Midis të arrestuarve janë përfaqësues të policisë dhe gjyqësorit shqiptar, të dyshuar për korrupsion dhe pastrim parash", shpjegojnë përfaqësues të Eurojust.
Trafiku i drogës filloi në 2014, midis porteve shqiptare dhe Pulias. Gjatë viteve, janë sekuestruar rreth gjashtë ton marijuanë, kokainë dhe hashash, me njw vlerw prej mbi 55 milion euro.
"Krijimi i një ekipi të përbashkët hetimi dhe bashkëpunimi është një model kryesor për bashkëpunimin gjyqësor ndërkufitar," komentoi Filippo Spiezia, i cili punon për Italinë në Eurojust.
"Nëse jemi në gjendje ta zbatojmë atë më shumë në nivelin e BE, ajo do të përshpejtojë luftën kundër krimit të organizuar dhe pastrimit të parave.”


