Aeroporti i Vlorës, Rama publikon pamjet nga punimet (Video)
Lajmifundit
/
31 Mars 2022, 13:03
Aktualitet

Kryeministri Edi Rama ka ndarë momente nga puna e bërë në kantierin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës.
Rama shkruan se deri më tani është bërë një punë e mirë në krijimin e “dyshemesë”, që përbën dhe pjesën delikate të punës për ndërtimin e aeroporteve.
Postimi i Edi Ramës:
Punë e paqme për krijimin e “dyshemesë” së Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës, pjesa më delikate e punës për ndërtimin e aeroporteve.
Rama ka theksuar se plani është që Shqipëria të bëhet ma katër aeroporte, para të Tiranës, Kukësit, Vlorës dhe një tjetër që pritet të ndërtohet në Sarandë.


