A ka ardhur varianti Delta i Covid-19 në Shqipëri? ISHP i jep fund dyshimeve

Aktualitet

A ka ardhur varianti Delta i Covid-19 në Shqipëri? ISHP i jep fund

Në vendin tonë, deri tani nuk ka asnjë rast të konfirmuar me variantin Delta. Instituti i Shëndetit Publik ka njoftuar se pavarësisht numrit të testimeve nuk ka ende sinjale për prezencën e këtij varianti të COVID në Shqipëri.

“Instituti i Shëndetit Publik informon se deri tani në Shqipëri nuk është identifikuar asnjë rast i variantit Delta. Pavarësisht numrit të lartë të testimeve, nuk kemi sinjale për prezencën e këtoj varianti në vendin tonë.

Instituti i Shëndetit Publik po monitoron me kujdes situatën e epidemisë së Covid19 në vend dhe për çdo rast të dyshuar, do të bashkëpunojë me institucionet e referencës, gjë e cila është pjesë e praktikës së punës së këtij institucioni”, thuhet në deklaratë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion