8 vite pas divorcit të bujshëm, Jonida Maliqi padit ish-bashkëshortin: Nuk paguan detyrimet fianciare

Showbiz

8 vite pas divorcit të bujshëm, Jonida Maliqi padit

Këngëtarja Jonida Maliqi i është rikthyer dyerve të gjykatës 8 vite pas divorcit të bujshëm nga ish-bashkëshorti i saj, Gent Prizreni. Ajo është parë në ambjentet e Gjykatës së Tiranës shoqëruar nga avokati i saj.

BalkanWeb ka raportuar se Maliqi ka paditur ish-bashkëshortin pasi ky i fundit nuk i është përmbajtur detyrimeve ekonomike ndaj fëmijës së tyre, Dan. Në kërkesëpadi ajo ka deklaruar se biznesmeni nuk ka paguar pensionin ushqimor për djalin, përkatësisht detyrimin e ngarkuar nga gjykata me vlerë 2 mijë euro në muaj.

Gjithashtu në kërkesëpadi këngëtarja ka pasqyruar disa prona të Gent Prizrenit që ai i dispononte nga koha që është kryer divorci, duke theksuar se ai ka qenë pronar ose bashkëpronar të disa pasurive të paluajtshme në disa zona të Shqipërisë, me vlerë rreth 3-4 milionë euro.

Një tjetër konflikt mes tyre është bërë dhe shtëpia që Jonida banon sot me djalin Dan. Kjo banesë rezulton “banesë bashkëshortore” por në padinë e paraqitur në gjykatë ajo ka thënë se biznesmeni nuk i është përmbajtur marrëveshjes për të blerë një apartament të ri për të dhe djalin.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion