"5 mijë euro për lirimin e trafikantit", lirohet nga qelia avokati Arben Lena

Aktualitet

"5 mijë euro për lirimin e trafikantit", lirohet nga qelia

Gjykata e Posaçme ka vendosur te liroje nga qelia avokatin nga Korça, Arben Lena, i arrestuar për korrupsion.

Juristi Lena do të qëndrojë në masën e ‘arrestit shtëpiak’, deri në përfundim të hetimeve.

Ai u arrestua në janar të këtij viti me dyshimin se do të ndikonte në Gjykatën e Apelit të Korçës për lirimin e një të arrestuari për trafik klandestinësh.

Kreu i Dhomës së Avokatisë, Arben Lena është arrestuar nga SPAK nën akuzën se është i përfshirë në rastin e korrupsionit që u godit në 26 dhjetor 2023, ku 3 persona u lanë në burg, 1 në arrest shtëpie dhe 1 tjetër detyrim paraqitje për tentativën e korruptimit të zyrtarëve publikë në Gjykatën e Korçës me qëllim zbutjen e masës së sigurisë ndaj Bledar Koziçit, i ndaluar për trafikun e paligjshëm të emigrantëve.

SPAK dyshon se skema bente fjale per pagesen e 5 mije eurove me qellim lirimin nga qelia te nje shtetasi të burgosur.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion