Apartament 257 m2 në qendër të Tiranës, ja kur i humbet Elia Zaharia pasuritë që fitoi nga divorci

Divorci i dhene nga gjykata per Elia Zaharine dhe Princ Leka Zogun ka ndare mes tyre edhe regjimin pasuror, por aty, ka disa kritere te vendosura.
Cifti u nda disa jave pas dhunës që shoqëroi procesin e divorcit. Princ Leka dhe Elia Zaharia nga 25 Prill 2024 janë zyrtarisht të divorcuar me vendim gjykate.
Princi u tregua bujar me pasurinë që i la ish-bashkëshortes, por ka vendosur disa kritere ku ajo i humbet asetet qe ka perfituar.
Bazuar ne marreveshjen e divorcit, Elia Zaharia është pronare e një apartamenti 257 m2 në qendër të Tiranës, pas ish Hotel Dajtit, një dyqani 134 m2 në katin – 1 të këtij pallati si dhe dy parkime 47 m2. Vetëm këto të fundit kapin vlerën e 100 mijë euro.
Apartamentet 3-6 mijë euro/m2, ndersa dyqani 7-10 mijë euro/m2.
Pakti mes paleve i pasqyruar edhe ne vendim, parashikon se kjo pasuri i ikën nga duart ish-bashkëshortes së Princit, kur Geraldina të bëhet madhore ndersa nëna i humbet të drejtat në rast të krijimit të një marrëdhënieje të re martesore ose bashkëjetese”.
Sipas ketij vendimi, Elia Zaharia kufizohet të mos ketë bashkëjetesë apo te martohet, pasi Geraldina të mbushë 18 vjeç.
Leka Zogu nderkohe po jeton romancën me parteren e re, forografen Blerta Celibashi me te cilen ka 16 vite diferencë në moshë.


