"Asociacioni, jo kusht për anëtarësimin në KiE", Kurti rebelohet ndaj Francës e Gjermanisë

Kosovë&Rajon

"Asociacioni, jo kusht për anëtarësimin në KiE",

Qeveria e Kosovës nuk ka pranuar që anëtarësimi në Këshill të Evropës të kushtëzohet me themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Këtë qendrim e ka bërë të ditur kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e qeverisë, duke e quajtur për keqardhje mungesën e përkrahjes nga shtetet aleate.

E konsideron absurde kërkesën e Francës dhe të Gjermanisë që të dërgohet për vlerësim në Gjykatën Kushtetuese drafstatuti i Bashkimit Evropian për Asociacionin, si kusht për anëtarësim në KiE.

Kurti përmendi tri rastet që atij iu refuzua ta shkruajë draftin e Asociacionit.


Sipas tij, draftstatuti i sjellë nga BE për Asociacionin është pranuar nga Kosova të përfshihet në pakon me marrëveshjen bazë dhe aneksin e Ohrit, por se përpjekja nuk ishte përmbushur për shkak se Serbia ka refuzuar nënshkrimin e pakos.

Ka thënë se Kosovës nuk mund t’i kërkohet përtej garancive që ka ofruar ai bashkë me presidenten dhe kryeparlamentarin në letrën me zotime që i ka dërguar KE.

Gjermania dhe Franca kanë përsëritur të hënën se procedimi i drafstatutit të Asociacionit për interpretim në Gjykatën Kushtetuese do të ishte sinjal për ta siguruar mbështetjen në vendimmarrjen finale të Këshillit të Evropës këtë muaj. E Britania e Madhe i ka ofruar Kosovës përkrahje për anëtarësim në këtë organizatë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion