Inceneratori i Elbasanit në Apelin e GJKKO, SPAK kërkon dënimin e Alqi Bllakos dhe Lefter Kokës

Aktualitet

Inceneratori i Elbasanit në Apelin e GJKKO, SPAK kërkon dënimin e

Vijon beteja ligjore për aferën e korrupsionit me Inceneratorin e Elbasanit.

Prokuroria e Posaçme SPAK ka kërkuar në Apelin e GJKKO-së ndryshimin e vendimit të Shkallës së Parë që ka shpallur të pafajshëm për veprën penale të shpërdorimit të detyrës për deputetin e Partisë Socialiste Alqi Bllakon dhe ish-ministrin Lefter Koka.

Në seancën që po zhvillohet në Apel, mësohet se dy prokurorët e SPAK-ut i kërkuan gjykatës që Bllako të dënohet me 4 vite burg dhe në aplikim të gjykimit të shkurtuar, ai të vuajë 2.8 vite burg.

Ndërsa për Kokën, SPAK-u kërkon t’i shtohet dhe dënimi për shpërdorim dëtyre. Lefter koka u dënua në Shkallë të Parë më 6.8 vite burg.

Më poshtë VIDEO - KRONIKA: Dënohen ish-ministri dhe ish-deputeti i PS-së, ja sa vite burg do bëjnë Lefter Koka dhe Alqi Bllako

Kërkesa dhe akuzat nga SPAK-u në PRETENCEN E PARA 1 VITI 

Lefter Koka, SPAK kërkon 10 vite, përfiton 6.8 me gjykim të shkurtuar.

Alqi Bllako, SPAK kërkon 4 vite, përfiton 2 vite 8  muaj me gjykim të shkurtuar

Mirel Mërtiri 10 vite burg, përfiton 6 vite e 8 muaj me gjykim të shkurtuar

Stela Gugallaj 7 vite burg, përfiton 4 vite e 8 muaj me gjykim të shkurtuar

Klodjan Zoto 10 vite burg, përfiton 6 vite e 8 muaj me gjykim të shkurtuar

Pëllumb Abeshi 4 vite burg, 2 vite e 8 muaj me gjykim të shkurtuar

Jonida Zeqo 4 vite burg, 2 vite e 8 muaj me gjykim të shkurtuar

Serafin Papa 4 vite burg, përfiton 2 vite e 8 muaj me gjykim të shkurtuar

Bardhyl Çabiri 4 vite burg, përfiton 2 vite e 8 muaj me gjykim të shkurtuar

“SPAK kërkon deklarimin fajtor të të pandehurit Lefter Koka për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 4 (katër) vjet burgim. Deklarimin fajtor të të pandehurit Lefter Koka për kryerjen e veprës penale “Pastrimi ¡ produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale” të parashikuar nga neni 287, germat (a) dhe (b) te Kodit Penal, e kryer ne rrethanën cilësuese “në bashkëpunim'” sipas nenit 287, paragrafi (2) i Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 9 (nëntë) vjet burgim.

Në bazë të nenit 55 te Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri Lefter Koka të dënohet me 10 (dhjetë) vjet burgim.

Ne bazë të nenit 406 të K.Pr.Penale i kërkojmë Gjykates që të ulet 1/3 e masës së dënimit, duke u dënuar i pandehuri Lefter Koka përfundimisht me 6 (gjashtë) vjet e 8 (tetë) muaj burgim.

Ne bazë të nenit 35/1 të Kodit Penal të caktohet për te pandehurin Lefter Koka dhe dënimi plotësues, heqja e së drejtës për të ushtruar funksione publike, për një afat prej 5 vjet.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Alqi Bllako për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 4 (katër) vjet burgim.

Ne bazë të nenit 406 të K.Pr. Penale i kërkojmë Gjykate që të ulet 1/3 e masës së dënimit, duke u dënuar i Ipandehuri Alqi Bllako përfundimisht me 2 (dy) vjet e 8 (tetë) muaj burgim.

 

Ne bazë të nenit 35/1 të Kodit Penal te caktohet për të pandehurin Alqi Bllako dhe dënimi plotësues, heqja e së drejtës për të ushtruar funksione publike, për një afat prej 5 vjet.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Pëllumb Abeshi për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, e kryer ne bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 4 (katër) vjet burgim.

Në bazë të nenit 406 te K.Pr. Penale i kërkojmë Gjykatës të ulet 1/3 e masës së dënimit, duke u dënuar i pandehuri Pellumb Abeshi përfundimisht me 2 (dy) vjete 8 (tetë) muaj burgim.

Në baze te nenit 35/1 te Kodit Penal të caktohet për të pandehurin Pëllumb Abeshi dhe dënimi plotësues, heqja e se drejtës për te ushtruar funksione publike, për nje afat prej 5 jet.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Bardhul Cabiri për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, e kryer ne bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 4 (katër) vjet burgim. I kërkojmë Gjykatës të ulët 1/3 e masës së dënimit, duke u dënuar i pandehuri Bardhul Çabiri përfundimisht me 2 (dy) vjet e 8 (tetë) muaj burgim.

Ne bazë të nenit 35/1 të Kodit Penal të caktohet për të pandehurin Bardhul Cabiri dhe dënimi plotësues, heqja e së drejtës për të ushtruar funksione publike, për një afat prej 5 vjet.

Deklarimin fajtor te te pandehurit Serafin Papa për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, e kryer ne bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 4 (katër) vjet burgim.

Ne bazë të nënit 406 te K.Pr.Penale i kërkojmë Gjykatës që të ulet 1/3 e masës së dënimit, duke u dënuar i pandehuri Serafin Papa përfundimisht me 2 (dy) jet e 8 (tete) muaj burgim.

Ne bazë të nenit 35 /1 te Kodit Penal të caktohet për te pandehurin Serafin Papa dhe dënimi plotësues, heqja e sq drejtës për të ushtruar funksione publike, pë një afat prej 5 vitesh.

Deklarimin fajtor të të pandehurës Jonida Zego për kryerjen e vepres penale “Shpërdorimi i detyrës” , e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të kodit Penal, dhe dënimin e tij me 4 (katër) vjet burgim.

Ne bazë të nenit 406 të K.Pr. Penale i kërkojmë Gjykatës që të ulet 1/3 e masës së dënimit, duke u dënuar i pandehuri Jonida Zeqo përfundimisht me 2 (dy) vjet e 8 (tetë) muaj burgim.

Ne baze të nenit 35/1 të Kodit Penal të caktohet për të pandehurin Jonida Zeqo dhe dënimi plotësues, heqja e sq drejtës për të ushtruar funksione publike, për një afat prej 5 vitesh.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Mirel Mërtiri për kryerjen e vepres penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose i të zgjedhurve vendorë”, të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 245 dhe 25 të Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Mirel Mertiri për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale” të parashikuar nga neni 287, germat (a) dhe (b) të Kodit Penal, e kryer ne rrethanën cilësuese “në bashkëpunim” sipas nenit 287, paragrafi (2) i Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 9 (nëntë) vjet burgim.

Ne baze të nenit 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri Mirel Mertiri të dënohet me 10 (dhjetë) vjet burgim. 25. Në baze të nenit 406 te K.Pr.Penale i kërkojmë Gjykates që te ulet 1/3 e masës se dënimit, duke u denuar i pandehuri Mirel Mertiri përfundimisht me 6 (gjashtë) vjet e 8 (tetë) muaj burgim.

Deklarim fajtor të të pandehurës Stela Gugallja për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale” të parashikuar nga neni 287, germat (a) dhe (b) të Kodit Penal, e kryer ne rrethanën cilësuese “në bashkëpunim” sipas nenit 287, paragrafi (2) i Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 7 (shtatë) vjet burgim.

Ne bazë të nenit 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve e pandehura Stela Gugallja të dënohet me 7 (shtatë) vjet burgim.

Ne bazë të nenit 406 te K.Pr. Penale i kërkojmë Gjykatës të ulet 1/3 e masës së dënimit, duke u dënuar e pandehura Stela Gugallija përfundimisht me 4 (katër) vjet e 8 (tetë) muaj burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Klodian Zoto për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, te kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 245 dhe 25 të Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.

Deklarimin fajtor te te pandehurit Klodian Zoto për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale” të parashikuar nga neni 287, germat (a) dhe (b) të Kodit Penal, e kryer në rrethanën cilësuese “në bashkëpunim” sipas nenit 287, paragrafi (2) i Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 9 (nëntë) viet burgim.

Në bazë të nenit 55 te Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri Klodian Zoto të dënohet me 10 (dhjetë) vjet burgim.

Ne bazë të nenit 406 te K.Pr. Penale i kërkojmë Gjykatës që të ulet 1/3 e masës se dënimit, duke u dënuar i pandehuri Klodian Zoto përfundimisht me 6 (gjashtë) vjet e 8 (tetë) muaj burgim.

Deklarimin fajtor të personit juridik “Albtek Energy” sh.p.k për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni aktiv i funksionareve të lartë shtetërore ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale” të parashikuar nga neni 287 /2 te Kodit Penal, duke caktuar si dënim penal “mbarimin e personit juridik”.

Deklarimin fajtor te personit juridik “Integrated Technology Services” sh.p.k për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose i te zgjedhurve vendore” dhe “Pastrimi i produkteve te vepres penale apo i veprimtarisë kriminale” te parashikuar nga neni 287 / 2 te Kodit Penal, duke caktuar si denim penale”mbarimin e personit juridik”.”-thuhet në dosjen e SPAK.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion