24 vjeçarja u hodh nga ballkoni pas sherrit në çift, gjykata jep vendimin për bashkëshortin

Aktualitet

24 vjeçarja u hodh nga ballkoni pas sherrit në çift, gjykata

Gjykata e Durrësit vendosi sot masën e sigurisë “arrest në burg” për Alfred Gjinin.

Ai do të qëndrojë në qeli deri në fund të hetimeve për ngjarjen e rëndë. Gjini akuzohet për “shkaktim vetëvrasjeje”, vepër penale kjo që parashikon dënim nga 3 deri në 7 vjet burg nëse gjykata e shpall fajtor.

Mbrëmjen e vonë të 6 korrikut, Anisa Gjini u hodh nga ballkoni duke gjetur vdekjen pas një konflikti për motive të dobëta me bashkëshortin e saj. Tragjedia në familjen me origjinë nga Librazhdi la pa prindër dhe djalin e mitur të çiftit. Hetimet pritet të zbardhin rrethanat e plota të ngjarjes që çuan në vdekjen e nënës së re.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion