U shtir si e sëmurë që të shkonte në ndeshjen Angli-Danimarkë, gruaja pushohet nga puna, shefi e pa në televizor

Bota

U shtir si e sëmurë që të shkonte në ndeshjen

Një tifoze e Anglisë që u shtir si e sëmurë për të parë ndeshjen mes Anglisë dhe Danimarkës në Wembley, u pushua nga puna, pasi punëdhënësi i saj e pa atë në televizor.

Sipas medieve të huaja, prodhuesja e përmbajtjes dixhitale, Nina Farooqi, 37-vjeçare, bëri sikur ishte e sëmurë në mënyrë që të udhëtonte nga Ilkley, në perëndim të Yorkshire, në Londër për gjysmëfinalen e Euro 2020.

Ajo tha se shoqja e saj kishte fituar bileta të minutës së fundit përmes një votimi, dhe se kompania e saj nuk kishte gjasa t’ia jepte asaj pushim, për shkak të numrit të vogël në staf.

Si një tifoze e zjarrtë e futbollit, mundësia ishte shumë e mirë dhe asaj iu desh të kapte një tren mesdite nga Leeds për në Londër, për të arritur në kohë për ndeshjen e së mërkurës në mbrëmje.

Por skenat të Ninës dhe shoqes së saj duke festuar golin e barazimit të Anglisë u shfaqën në transmetimin e drejtpërdrejtë të BBC-s për pesë sekonda, dhe u mor shpejt nga transmetuesit në të gjithë botën.

Nina mori një tren në orën 6 të mëngjesit për në Yorkshire, në mënyrë që të mbërrinte në punë me kohë, por atë mëngjes më vonë, mori një telefonatë duke i thënë asaj që të mos e merr mundimin të kthehet.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion