Iknin nga puna për të bërë blerje, policia masa ligjore për 28 punonjës në Komunën e Palermos

Bota

Iknin nga puna për të bërë blerje, policia masa ligjore

Policia Ekonomike dhe Financiare në Palermo ka ndërmarrë masa ligjore për 28 punonjës të Komunës së Palermos.

Hetuesit kanë zbuluar episode të ndryshme, ku janë dokumentuar me fakte se punonjësit linin punën në mes dhe iknin të bënin vrap, të bënin blerje apo të merreshin me çështje personale, shkruajnë mediat e vendit fqinj.

Për 8 punonjës u dha masa e “arrestit shtëpiak”, kurse për 20 të tjerë, masa e “detyrimit për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”.

Ata janë nën hetim për arsye të ndryshme për mashtrim kundër një organi publik dhe vërtetim të rremë të paraqitjes në shërbim.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion