2 të rinj të vdekur dhe 1 polic i arrestuar, ja momenti i aksidentit tragjik në Shkodër

Aktualitet

2 të rinj të vdekur dhe 1 polic i arrestuar, ja momenti i aksidentit

Serxho Kuka, 22 vjeç dhe Eglis Delaj, i cili kishte bërë 20 vjeç,  humbën jetën tragjikisht dje në një aksident të rëndë në rrugën rrugën e fshatit Omaraj në Malësi të Madhe.

Është siguruar video e aksidentit, ku duket qarte punonjësi i policisë, 51-vjeçari me iniciale V.N, i cili tenton të kthehet majtas dhe me shpejtësi të madhe vijnë të rinjtë që e godasin në pozicion të prirët.

Sipas policisë drejtuesi i automjetit “Mercedez” pasi ka humbur kontrollin e mjetit është përplasur me kolonën e një mur rrethues. Si pasojë e kësaj përplasje ka gjetur vdekjen e menjëhershme Serxho Kuka, dhe Eglis Delaj  ndërroi jetë teksa po transportohej për në spitalin rajonal.

Mbrëmjen e djeshme SHÇBA ka njoftuar se ka arrestuar drejtuesin e mjetit ‘Mercedez Benz’, 19 vjeçarin me iniciale M.B, dhe drejtuesin e mjetit tip ‘Audi’, 51 vjeçarin me iniciale V.N me detyrë punonjës policie në Komisariatin e Policisë së Malësisë së Madhe.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion