Përplaset për vdekje një 27-vjeçar, përfundon në burg drejtuesi i makinës
Lajmifundit
/
31 March 2021, 07:52
Aktualitet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme, ku një 27-vjeçar ka mbetur i vdekur, pasi u përplas nga një makinë. Blutë bëjnë me dije se i riu drejtonte një motor, kur është përplasur nga një makinë, shoferi i të cilit ka rënë në pranga.
“P. P., 32 vjeç, pasi ditën e djeshme duke drejtuar mjetin u përfshi në një aksident me një mjet motorr me drejtues E. Ç., 27 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra, ndërroi jetë në spital”, njofton policia.


