19-vjeçari qëllon për vdekje të atin dhe të ëmën, më pas vret veten me armë

Bota

19-vjeçari qëllon për vdekje të atin dhe të

Një 19-vjeçar nga Florida i ka dhënë fund jetës mes të shtënave me policinë pasi vrau prindërit e tij.

Christos Alexander Themelis Jr., 19 vjeç, nga Tampa, vdiq nga një plagë e vetëshkaktuar me armë zjarri. Ai u vra gjatë një shkëmbimi zjarri me policinë në Florida të shtunën, pasi vrau prindërit e tij dhe plagosi një polic.

Sipas autoriteteve të Floridës Themelis vrau babanë e tij, Christos Byron Themelis, 51 vjeç dhe nënën e tij, Rebecca Ann Themelis, 48 vjeç. Të dy ishin nga Tampa dhe djali i tyre jetonte me ta.

Të shtunën pas orës 23:00, urgjenca mori një telefonatë nga një grua e cila tha se burri i saj sapo ishte qëlluar. Pasi mbërriti ambulanca dhe policët, u pa një grua dhe një i ri jashtë shtëpisë.

I riu qëlloi për vdekje nënën e tij, dhe më pas u kthye drejt policëve dhe hapi zjarr, ku mbeti i plagosur në këmbë oficeri Shane McGough. Menjëherë pesë policë të tjerë iu përgjigjën zjarriti dhe 19-vjeçari u tërhoq në shtëpinë e tij. Pasi policia hyri brenda panë të riun e vetëvrarë pranë të atit, i cili ishte qëlluar më herët për vdekje,

“Përbindëshi që takuam këtë mbrëmje është përgjegjës jo vetëm për plagosjen e kolegut tonë, por edhe për vrasjen e nënës dhe babait të tij,” tha polici Chad Chronister në një deklaratë . “Policët tanë iu përgjigjën një skene kaotike dhe u vunë menjëherë në rrezik për të mbrojtur komunitetin tonë, pa reagimin e shpejtë dhe të shkathët të policëve, një lagje e tërë do të ishte në rrezik”, tha ai.

Polici i plagosur iu nënshtrua një operacioni të dielën për të hequr plumbin nga këmba e tij. Gjatë asaj procedure, u fut një shufër dhe kirurgët e vlerësuan procedurën të suksesshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion