Nxirret trupi i një gruaje nga liqeni i Kukësit, u pikas nga një banor

Aktualitet

Nxirret trupi i një gruaje nga liqeni i Kukësit, u pikas nga një

Një kufomë e seksit femër është nxjerr mëngjesin e kësaj të marte nga ujërat e liqenit të Kukësit. Dyshohet se viktima është një grua rreth 30 vjeçe, ende e paidentifikuar.

Mësohet se kufoma është pikasur nga një banor i zonës, i cili po mbushte ujë afër bregut të liqenit, në vendin e quajtur “Shtrazë”.

Kufoma është transportuar sot në mëngjes në morgun e spitalit rajonal të Kukësit.

Autoritetet po punojnë për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion