Drogë, dhunë dhe të dehur në timon, 5 të arrestuar në Tiranë

Aktualitet

Drogë, dhunë dhe të dehur në timon, 5 të arrestuar

Pesë persona janë arrestuar në Tiranë për vepra të ndryshme penale. Një 29 vjeçar u arrestua pasi gjatë një kontrolli fizik, policia i gjeti dhe sekuestroi një sasi të dyshuar narkotike kokainë.

Në pranga ka rënë edhe një 34 vjeçar pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj ish-bashkëshortes së tij. Në Krujë, u arrestua një tjetër person pasi ushtroi dhunë ndaj ish-bashkëshortes së tij.

Policia rrugore arrestoi një 20 vjeçar pasi duke drejtuar automjetin tip ”Benz”, në Rrugën e Kavajës, ka aksidentuar një 60 vjeçare, e cila si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Ndërsa një 37 vjeçar nga Tirana u ndalua pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

“Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin T. H., 29 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin E. L., 34 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj motrës së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan shtetasin Gj. M., banues në Krujë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj ish-bashkëshortes së tij.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore arrestuan shtetasit:

– Xh. M., 20 vjeç, banues në Librazhd, pasi duke drejtuar automjetin tip ”Benz”, në Rrugën e Kavajës, ka aksidentuar shtetasen M. D., 60 vjeçe, e cila si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve;

– B. F., 37 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.“- njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion