"5 milionë euro gjobë", Policia e Vlorës: Luan Muça nuk iu bind urdhrit për të ndaluar, 6 persona në kërkim

Aktualitet

"5 milionë euro gjobë", Policia e Vlorës: Luan

Policia jep detaje për përplasjen mes dy biznesmenëve Vasil Bedinaj dhe Luan Muça. Ky i fundit ishte në Range Rover-in që u përplas dhe nuk i ka ndaluar policisë.

“Duke vlerësuar informacionet e marra, janë ngritur pika kontrolli në Vlorë dhe në Dhërmi. Rreth orës 12:00, një automjet tip “Range Rover” nuk iu bind urdhrit të Policisë për të ndaluar, duke vazhduar drejt fshatit Peshkëpi. Gjatë ndjekjes, automjeti është përplasur me barrierat e rrugës.

Në makinë ndodheshin Luan Muça, Klajdi dhe Mandrit Lleshaj. Luan Muça është dëmtuar dhe është transportuar në spital, jashtë rrezikut për jetën”, tha drejtori i policisë.

Mbrojtja e biznesmenit Luan Muça jep një tjetër version të përplasjes me biznesmenin tjetër Vasil Bedinaj në Radhimë të Vlorës. Në një deklaratë të shpërndarë në disa media, e cila i atribuohet mbrojtjes së Luan Muçës, pretendohet se ai nuk i ka kërkuar 5 mln euro Vasil Bedinajt.  

Sipas mbrojtjes, Muça kishte lënë një takim me Bedinajn për të sqaruar një mosmarrëveshje që lidhet me një investim në bregdetin e Jugut (që duket se i referohet konfliktit për pronësinë e një toke në Palasë ku do të ndërtohet resort, që është raportuar në disa media).

Madje, mbrojtja pretendon se Muça është dhunuar me armë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion