15 arrestime, si u arratis drejtori i shkollës artistike kur pikasi policinë, tre persona ende në kërkim

Aktualitet

15 arrestime, si u arratis drejtori i shkollës artistike kur pikasi

Drejtori i shkollës artistike “Jan Kukuzeli” të Durrësit, Dashamir Mehmeti është një prej tre personave që nuk u arrestuan gjatë operacionit “Summer” një ditë më parë.

Ai nuk u gjet në banesë kur policia shkoi ta arrestonte për të ekzekutuar vendimin e gjykatës, ndërsa gjatë kontrollit në shtëpi iu gjet një pistoletë.

Në dosjen e siguruar nga gazetarja e Top Channel, Vali Qyrfyçi shkruhet se:

Në momentin që shërbimet e policisë kanë shkuar në banesën e Dashamir Mehmetit,

ai ndodhej në oborr dhe sapo ka parë punonjësit e policisë është larguar me vrap duke kaluar avllinë e banesës në drejtim të banesave të tjera në lagje duke humbur nga sytë e policisë.

Gjatë operacionit “Summer”, i cili u zhvillua pas dy muajsh hetime, ranë në pranga 15 persona, ndërsa 3 janë ende në kërkim, për armëmbajtje pa leje dhe drogë.

Sot Gjykata e Durrësit caktoi masat arrest në burg për 4 prej tyre, 7 u lanë në masën arrest shtëpie, kurse 4 detyrim paraqitje.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion