13-vjeçarja shqiptare ra nga kati i 7 i pallatit, dëshmitari habit me deklaratën e tij: E hodhi nga ballkoni i…

Aktualitet

13-vjeçarja shqiptare ra nga kati i 7 i pallatit, dëshmitari habit

Detaje të reja janë mësuar për hetimin për vdekjen e Aurorës, 13-vjeçare, e cila u rrëzua nga tarraca e katit të shtatë të pallatit ku banonte në Piacenza. Një ‘fluturim’ fatal prej rreth dhjetë metrash, i cili përfundoi në oborrin e një apartamenti tre kate më poshtë, bëri që ajo të ndërrojë jetë.

Është një dëshmitare kyçe që ka parë trembëdhjetëvjeçaren me të dashurin e saj më 25 tetor, pak para se të shkaktohej tragjedia. 15-vjeçari u arrestua për vrasje. Dëshmitarja që dha informacione të konsideruara vendimtare për vdekjen e Aurorës tha se kishte parë djalin nën hetim të hidhte vajzën 13-vjeçare nga ballkoni. Kjo dëshmi bëri që karabinierët në Piacenza të arrestonin 15-vjeçarin.

Mëngjesin e sotëm në Gjykatën për të Mitur të Bolonjës është zhvilluar seanca për të dashurin e Aurorës, e cila ka zgjatur rreth një orë e gjysmë. Pak deklarata ka bërë edhe mbrojtësi i 15-vjeçarit, avokati Ettore Maini, në lidhje me përmbajtjen e deklaratave të djalit nën hetim. Avokati u kufizua duke thënë: “U përgjigj, pse duhet të shfrytëzojë të drejtën për të mos u përgjigjur”?

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion