Atentat të riut në Tiranë, shoqërohej me një vajzë në makinë

Aktualitet

Atentat të riut në Tiranë, shoqërohej me një vajzë
Një atentat me armë zjarri ka ndodhur në Tiranë mbrëmjen e kësaj të mërkure.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur në zonën e Shkozës në Tiranë ku disa persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë drejt një makine e cila po drejtohej nga i riu Hysen Xhakolli.

Mësohet se pasagjere në makinë ka qenë dhe një vajzë, e cila nuk ka patur dëmtime. Burime bëjnë me dije se disa persona të maskuar i kanë bërë pritë 21-vjeçarit e më pas kanë qëlluar me armë zjarrit drejt makinës së tij.

Fatmirësisht nga të shtënat nuk ka patur të lënduar ndërkohë Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur punën për indentifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të atentatit.

Njoftimi i Policisë

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 18.10.2023, rreth orës 21:30, në Shkozë, persona ende të paidentifikuar kanë goditur me sende të forta shtetasin H. Xh., 21 vjeç, dhe më pas janë larguar.

Si pasojë 21-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.

ME TE LEXUARAT