Makina mori para koshat e plehrave dhe përfundoi brenda një shtëpie, vdes tragjikisht i riu shqiptar në Itali

Aktualitet

Makina mori para koshat e plehrave dhe përfundoi brenda një

Një aksident tragjik i ka marrë jetën 29-vjeçarit shqiptar në Itali, Xhulio Marleci. Sipas medieve italiane aksidenti ndodhi mbrëmjen e së shtunës rreth orës 21:30 në Modena.
Xhulio po drejtonte makinën e tij tip “Volkswagen Polo” kur humbi kontrollin dhe goditi disa kosha plehrash në anën tjetër të rrugë.

Makina shtyu një nga kontejnerët për disa dhjetëra metra derisa ndaloi dhe u përplas me portën e një shtëpie.
Zhurma e përplasjes i nxori banorët jashtë mes tyre edhe profesoresha Roberta Gelmini, kirurge e Poliklinikës , e para që ofroi ndihmë duke telefonuar njëkohësisht urgjencën.

ME TE LEXUARAT