Prostitucion në Elbasan/ Në pranga 8 persona, mes tyre tutorë kinezë, punonjëse seksi braziliane dhe klientë shqiptarë

Dy apartamente të përshtatura për prostitucion janë zbuluar në Elbasan, si rezultat i një operacioni policor të koduar “Shame”, të zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve nën drejtimin e Prokurorisë. Në flagrancë u arrestuan 8 persona, ndërsa të tjerë janë proceduar penalisht.
Në pranga ranë:
• Dy shtetas kinezë, K. Ch. (44 vjeç) dhe R. C. (38 vjeçe), si tutorë të rrjetit, për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”, në bashkëpunim.
• Tre femra, dy kineze dhe një braziliane, L. N. (46 vjeçe), B. G. (52 vjeçe) dhe E. S. (23 vjeçe), për veprën penale “Prostitucioni”.
• Tre shtetas shqiptarë, A. P., L. T. (të dy 38 vjeç) dhe R. F. (28 vjeç), të cilët u kapën duke paguar për shërbime seksuale.
Hetimet kanë zbuluar se apartamentet ishin marrë me qira dhe përshtatur për prostitucion, ndërsa shërbimet promovoheshin në faqe online.
Në vijim, janë proceduar penalisht edhe pronarët e apartamenteve A. V. (46 vjeç) dhe B. H. (36 vjeçe), si dhe një sanitare 19-vjeçare, O. T., për “Mbajtje të ambienteve për prostitucion”.
Policia sekuestroi:
• Para në valuta të ndryshme
• Dokumente personale
• Letërnjoftime
• Vula të dyshuara false
• 10 celularë
Dosja i është referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.


