Atentat me armë zjarri në Sarandë/ Qëllohet me plumb në kokë pronari i një karburanti

Aktualitet

Atentat  me armë zjarri në Sarandë/ Qëllohet me plumb

Një person është ekzekutuar me armë zjarri mbrëmjen e kësaj të enjteje në Sarandë, në një ngjarje që ka tronditur zonën.

Sipas informacioneve paraprake, viktima është Rexhep Ismaili, 66 vjeç, pronar i një karburanti. i cili është qëlluar me armë zjarri në rrethana ende të paqarta.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se ai është goditur me një plumb në kokë dhe ka humbur jetën në vend si pasojë e plagëve të marra.

Menjëherë pas ngjarjes, në zonë kanë mbërritur forca të shumta policie që kanë rrethuar perimetrin.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të atentatit, mbledhjen e provave dhe identifikimin e autorëve.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion