Sherr me thika në Krujë/ Plagosen dy vëllezër në oborrin e një mobilerie, autorët në kërkim

Aktualitet

Sherr me thika në Krujë/ Plagosen dy vëllezër në
Një konflikt i çastit mes katër personave ka përfunduar me plagosjen e dy vëllezërve mbrëmjen e kësaj të enjteje në Krujë.

Sipas informacionit paraprak të policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30 në oborrin e një mobilerie në zonën e Niklës, ku dyshohet se për motive të dobëta shtetasit me iniciale A.Xh dhe G.Xh kanë goditur me mjet prerës shtetasit R.C., rreth 31 vjeç dhe H.C., rreth 23 vjeç, të dy vëllezër.

Të plagosurit janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon, nën drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Ndërkohë, policia ka shpallur në kërkim dy autorët e dyshuar dhe vijon kontrollet për kapjen e tyre.

Njoftimi i Policisë:

Krujë/Informacion paraprak

Rreth orës 20:30, në oborrin e një mobilerie në Nikel, gjatë një konflikti të çastit dyshohet për motive të dobëta shtetasit A. Xh dhe G. Xh kanë dëmtuar me mjet prerës shtetasit R. C., rreth 31 vjeç dhe H. C., rreth 23 vjeç, vëllezër, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim.

 

ME TE LEXUARAT