Pasojat e tërmetit të 26 nëntorit, kryeministri publikon kantierin e kompleksit në Laç (Video)

Aktualitet

Pasojat e tërmetit të 26 nëntorit, kryeministri publikon

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm në Facebook me pamje nga kantieri i kompleksit të ri në Laç, që po ndërtohet për personat e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Kompleksi në fjalë do ketë 13 pallate, 524 apartamente, qendër tregtare e parqe kombëtare.

"Mirëmëngjes nga kantieri i kompleksit të ri në Laç, me 13 pallate, 524 apartamente, 37 njësi shërbimi, 375 vendparkime, qendër tregtare, njësi shërbimi e parqe komunitare", shkruan kreu i qeverisë.

Kryeministri Rama fitoi mandatin e tretë më 25 prill, ku sipas tij, ka për qëllim përfundimin e punëve të lëna pezull për shkak të pandemisë botërore.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion