Drogë dhe 3 pistoleta në banesë, arrestohet në Greqi i riu nga Mallakastra

Aktualitet

Drogë dhe 3 pistoleta në banesë, arrestohet në Greqi i riu

Policia greke ka vënë në pranga një 29 vjecar shqiptar, pasi është kapur me 3 armë zjarri pa leje. Operacioni është zhvilluar në banesën e Meritan Çalaj nga Mallakastra në Kalamies Neas Irakleas në Halkidiki.

Gjatë kontrollit policia greke ka gjetur dhe sekuestruar 1 pistoletë “Zastava”, 1 pistoletë “HS-9”, 1 pistoletë “Fb Radom Vis Mod35”, 58 fishekë të kalibrave të ndryshëm, 0.3 gram kokainë, 1.6 gram marijuanë, 1.5 gram hashash cokollatë, 1 peshore elektronike, 2800 euro dhe 2 celularë.

Policia greke ka vënë menjëherë në pranga 29 vjeçarin dhe ka nisur hetimet për arsyen pse i riu mbante 3 armë zjarri në banesë. Meritan Çalaj rezulton i skeduar si në Shqipëri ashtu edhe në Greqi.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion