Atentat çiftit shqiptar në Athinë, njëri vdes në vend
Lajmifundit
/
9 Maj 2024, 21:27
Aktualitet

Athina është përgjakur pak minuta më parë, për shkak të një atetnati mafioz ndaj një çifti shqiptar.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën Mesologjiu në Athinë. Burrë e grua janë qëlluar me armë në automjetin e tyre. Për pasojë burri ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa gruaja është transportuar në gjendje të rëndë në spital.
Papritur një motoçikletë ka kaluar pranë makinës së çiftit shqiptar, ka nxjerrë një armë dhe i ka qëlluar disa herë. Ende nuk dihen arsyet e sulmit, teksa autoritetet greke po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.


