Plagosi dajën me thikë pasi refuzoi të kryente marrëdhënie, gjykata jep vendimin për nipin

Kosovë&Rajon

Plagosi dajën me thikë pasi refuzoi të kryente
Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën një muaj paraburgim për nipin i cili plagosi me thikë dajën e tij pasi ky i fundit refuzoi të kryenin marrdhënie seksuale.

Sipas mediave në Kosovë, Gjykata ka vendoosur masën e paraburgimit për A.N,  ndaj të cili rëndon akuza për veprën penale “Vrasje në tentativë”.

Gjykata vlerësoi se janë plotësuar kushtet për caktimin e paraburgimit, duke marr për bazë peshën e veprës penale si dhe mënyrën dhe rrethanat në të cilat dyshohet se është kryer vepra penale.

Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri A.N, e ka ftuar viktimën në banesën e tij në Fushë Kosovë dhe nga i njëjti kishte kërkuar që të konsumojë substanca narkotike dhe të ketë marrëdhënie seksuale dhe pasi viktima ka refuzuar, i pandehuri e ka sulmuar me thikë në kokë duke i shkaktuar plagë shpuese dhe prerëse.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion