Mot i ngrohtë dhe me diell, parashikimi për sot

Aktualitet
Mot i ngrohtë dhe me diell, parashikimi për sot

Meteorologët parashikojnë sot se masat ajrore me origjinë perëndimore do të diktojnë mot të kthjellët dhe të ngrohtë në vendin tonë gjatë paradites. MeteoAlb tregon se edhe gjatë pjesës tjetër të ditës Shqipëria do jetë në ndikimin e motit të kthjellët ndërsa kalime vranësirash të lehta do ketë vetëm në zonat veriore dhe lindore.

 

Ttemperaturat e ajrit rriten në mëngjes dhe mesditë duke bërë vlerat ditore të luhaten nga 0°C deri në 19°C. Era do fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 33 km/h nga drejtimi verior-verilindor duke krijuar në det dallgëzim 2-3 ballë.

ME TE LEXUARAT