Aksident në zonën e 21-Dhjetorit/ Automjeti përplaset me shtyllën e semaforit dhe përfundon në trotuar
Lajmifundit
/
1 November 2026, 09:31
Aktualitet

Një aksident rrugor është regjistruar në zonën e 21 Dhjetorit në kryeqytet. Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip "Audi" është përplasur me shtyllën e semaforit dhe ka përfunduar mbi trotuar.
Si pasojë e përplasjes makina ka pësuar dëme të konsiderueshme materiale, ndërsa nuk dihet nëse ka persona të plagosur. Sakaq, shkaqet e ngjarjes mbeten ende të paqarta.


