Aksident në hyrje të Korçës / Makina përplaset me një zetor, të dyja mjetet përfundojnë jashtë rrugës

Aktualitet

Aksident në hyrje të Korçës / Makina përplaset me

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor pranë fshatit Biranj. Sipas të dhënave të para nga vendngjarja, një automjet është përplasur me një mjet bujqësor (zetor).

Si pasojë e goditjes së fortë, të dyja mjetet kanë humbur kontrollin dhe kanë përfunduar jashtë korsisë së kalimit. 

Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara nga vendngjarja, automjeti ka pësuar dëmtime të konsiderueshme në pjesën e përparme dhe anësore, ndërsa mjeti bujqësor ka mbetur i dëmtuar pranë anësorës së rrugës.

Në vendngjarje janë grumbulluar banorë të zonës dhe kalimtarë të rastit për t'u ardhur në ndihmë personave të përfshirë në aksident. 

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë Rrugore ndodhen në vendngjarje për të kryer veprimet hetimore dhe për të zbardhur shkaqet e plota të këtij aksidenti.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion